Site icon PORTALB

Qeveria gjermane rrit pagat, do t’ju habisë paga e Merkel

Angela Merkel

Angela Merkel

Kancelaria gjermane, Angela Merkel dhe ministrat vendosën rritjen e pagës së tyre, pasi sot Këshilli i Ministrave miratoi rishikimin që rrit rrogën e anëtarëve të kabinetit duke filluar nga një marsi i kaluar.

Kështu, pagat e qeverisë gjermane rriten 2,2 për qind nga marsi i kaluar dhe 2,35 për qind më shumë duke filluar nga një shkurti i vitit 2017.

Paga e kancelares Angela Merkel kalon nga 17,992 euro që merr aktualisht, në 18,820 euro në muaj.

Paga e ministrave rritet nga 14,608 në 15,280 euro dhe e zëvendësministrave nga 11,223 në 11,740 euro.

Exit mobile version