Site icon PORTALB

Një qytetar ngul këmbë të hyjë me çdo kusht në Kuvend: Dua të takoj Berishën

Kuvendi i Shqipërisë

Një qytetar ka insistuar të takojë sot në mëngjes ish-Kryeministrin Sali Berisha tek selia e Kuvendit, por është ndaluar nga Garda e Republikës dhe u shoqërua për në Komisariatin nr.1 nga policia.

Qytetari nuk kishte lënë takim dhe duket se nuk e dinte që Berisha në orën 9 nuk kishte pse të ishte në godinë, ndaj ka ngulur këmbë për të hyrë me çdo kusht, shkruan Syri.net

I vetmi informacion i saktë që ai ka pasur është fakti se sot është e enjte dhe Berisha shkon në çdo seancë parlamentare, rregullisht dhe në fjalimet e tij, denoncon mjaft edhe nga problemet që i parashtrohen nga qytetarët si në rastin konkret, por nga rrjetet sociale, në atë që ai vetë i quan “Qytetari dixhital”.

Exit mobile version