Site icon PORTALB

Shërbimit Informativ i Francës parlajmëron konflikte në Evropë

Policia franceze

Drejtori i Shërbimit Informativ të Brendshëm të Francës (DGSI), Patrick Calvar ka deklaruar se Evropa është përballë një konflikti mes grupeve radikale të djathta dhe botës muslimane, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e përgatitur nga një komision hetimor për sulmet në Paris më 13 nëntor të vitit të kaluar, i cili u publikua ditën e djeshme ka një pjesë ku i referohet fjalës së shefit të DGSI, Calvar.

Në fjalën e tij Calvar ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të Organizatave të Shërbimeve Informative të gjithë Evropës dhe ka theksuar rritjen e lëvizjeve anarkiste të djathta në Francë dhe në vendet e tjera evropiane.

Duke theksuar rëndësinë e teknikave të reja në luftën kundër organizatave terroriste, Calvar ka pohuar se ka probleme me monitorimin e aplikacioneve telefonike si Whatsapp, Viber, Telegram, etj.

Calvar në vijim ka shtuar se do të ketë sukses në luftën kundër terrorizmit, ndërkohë ai ngre një tjetër shqetësim, atë të rritjes së lëvizjeve të gupeve radikale të djathta dhe atyre të djathta ekstreme.

“Kur të vijë dita do të detyrohemi të luftojmë kundër grupeve radikale të djathta dhe atyre ekstreme të djathta. Jemi të shqetësuar se mund të nisë një valë përplasjesh mes këtyre grupeve dhe muslimanëve. Kujdes, Evropa është në një rrezik të madh jo nga bota muslimane, por nga radikalët. Ne jemi duke punuar shumë në këtë drejtim. Një ditë mund të dalin konflikte mes shoqërive”, është shprehur ai.

Exit mobile version