[Recension: Shtatëzënia, pardje largoi nga puna 10 punëtore të tekstilit]
Formulim i pafat që ka çua në titull të pafat dhe në gabim nga këndvështrimi semantik, i cili gjithë tekstit i jep konotacion tjetër.
Data dhe koha e publikimit: 08.07.2016
Data e recensionit: 12.07.2016
Recensues: Vlladimir Mirçeski
PUNËDHËNËSIT, E JO SHTATËZËNIA, LARGOJNË PUNËTORË NGA PUNA
Semantika:
Lloji i fjalës: Emër, gjinia femërore
Pjesë e linguistikës që merret me studimin e domethënies së fjalëve dhe të shprehjeve.
Fjali e përpiluar në mënyrë të keqe që rezulton me informatë që nuk është e saktë deri në fund. Me gjasë, qëllimi ka qenë të thuhet se një punëdhënës, për shkak se kanë qenë shtatëzëna, ka vendosur t’i largojë nga puna 10 punëtore. Domethënë, punëdhënësi, i ka larguar nga puna punëtoret, e jo “shtatëzënia, pardje largoi nga puna 10 punëtore të tekstilit”.
Si duket dëshira për atraktivitet më të madh në konstruksionin e titullit, mirëpo edhe në kreun e artikullit, ka çuar në formulim të palogjikshëm dhe jo të drejtë në kuptim semantik, për të cilën reaguan edhe lexuesit.
Përveç kësaj mangësie, teksti nuk ka probleme të tjera për shkak se plason një lajm, i ka emërtuar dhe i ka përcaktuar burimet që e konfirmojnë ngjarjen dhe në përgjithëse sqarohet problemi me të drejtat e punëtorëve në Maqedoni.
Gjithçka do të ishte në rregull sikur të mos barazohej pronari dhe shtatëzënia.