Site icon PORTALB

Nexhipi te Partizani i Tiranës

Nderim Nexhipi dhe Ertan Demiri në lokalet e FK Partizani

Nderim Nexhipi dhe Ertan Demiri në lokalet e FK Partizani

Klubi i Futbollit Shkëndija ndërpret kontratën me Nderim Nexhipin në mënyrë konsensuale dhe prej të premten ai nuk është pjesë e ekipit ‘kuqezi’. Ky epilog ka ardhur krejt papritur, pasi stafi teknik dhe kryesia e Shkëndijës kishin plane të përbashkëta me këtë futbollist për sezonin pranveror dhe për sezonet e ardhshme, për çka mesfushori shkupjan edhe u soll në skuadër me kontratë afatgjatë. 

Nga ana tjetër në rrjetin social qarkullon foto ku Nderim Nexhipi shifet me fanellën e FK Partizani të Tiranës së bashku me Ertan Demirin.
Edhe pse klubi nga Tirana nuk kishte bërë ende asgjë publike, nga Shkëndija kanë njoftuar se Nexhipi në të ardhshmen do të luajë për Partizanin e Tiranës. 

Kryesia e Shkëndijës edhe një herë ka falënderuar Nderim Nexhipin për kontributin e dhënë në fanellën ‘kuqezi’ dhe i dëshiron gjithë të mirat në karrierën e mëtejshme si futbollist. / Portalb

Exit mobile version