Ja çfarë tha Thaçi pas takimit me Nulandin
“Përsërisë edhe një herë se jemi fatlum që SHBA si aleat kryesorë i shqiptarëve dhe i Maqedonisë, ka një interesim të jashtëzakonshëm që të na ndihmojë të largohemi prej kësaj pikës së krizës, mendoj se është një moment i volitshëm ku të gjithë së bashku duhet të punojmë ta tejkalojmë këtë situatë që tepër po zgjat”, tha kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, pas takimit me ndihmës sekretaren shtetërore të SHBA-së për çështje evropiane dhe euroaziatike në Departamentin e Shtetit, Viktoria Nuland, raporton Portalb.
“Do të shohin brenda ditëve sigurisht kjo situatë do të duhet të debllokohet. Është momenti, përsëris është moment shumë i rëndësishëm, që ta shfrytëzojmë gjithë këtë çështje dhe të bëhet debllokomi i krizës politike. Përndryshe, shpresat do të humbin në tërësi nëse tash nuk bëhet asgjë”, shtoi Thaçi.
Përndryshe, siç lajmëroi Ambasada e SHBA-së në Shkup, gjatë vizitës, ajo do të ketë takime edhe me përfaqësues tjerë Qeverisë, funksionarë të partive politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Në takime, do të bisedohet për çështjet bilaterale dhe rajonale, përfshirë edhe nevojën për zgjidhje të krizës rrjedhëse politike, mbështetjen për punën e Prokurorisë speciale publike, si dhe krijimin e kushteve për zgjedhje kredibile.
Vizita e Viktoria Nuland në Maqedoni është në kuadër të turneut të saj nëpër disa vende të rajonit ku janë përfshirë edhe Kosova, Shqipëria, Serbia dhe Qiproja. /Portalb
LEXO: Nuland: Gjykata Speciale opsion i mundshëm
LEXO: Nuland u takua me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti
LEXO: Ja çfarë tha Zaev në takimin me Nuland
LEXO: Nuland takohet me kryetarin e VMRO – DPMNE-së, Nikolla Gruevski