Në Gjermani po diskutohet më në fund tema e dezinformimit në internet. Ingo Mannteufel dhe Naser Shrouf tregojnë përmes një rasti konkret se si funksionon kjo, shkruan DW.
Dihet që nëpër internet qarkullon shumë propagandë dhe dezinformacione. Por shumë vetë ende nuk e dinë se si funksionojnë fushatat e dezinformimit dhe se sa shpejt mund të bjerë pre e tyre një përdorues i internetit. Kush do për shembull të dijë në Gjermani se ç’mendon Angela Merkel për muajin e Ramazanit, mjafton të japë në Google nocionet „Angela Merkel Ramadan“.
Dezinformimi vetëm një klikim larg
Që në faqen e parë të listës së gjetjeve mund të ndeshesh një link me titull „Lirim nga tatimet për shkak të Ramazanit?“ Ky njoftim vjen nga një faqe internet gjermanisht me titullin”Politically Incorrect”, që pozicionet si medium kundrejt “rrymës kryesore të informacionit”. Që në fillim të faqes kupton se kjo faqe mbështet në një formë indirekte edhe lëvizjen kritike ndaj islamit, “Pegida” dhe degët e saj rajonale. Përmes një lajmi të shkurtër njoftohet se më 4 qershor Angela Merkel ka liruar “nga një detyrim tatimor “pronarët e restoranteve”, me qëllim që ata “t’u ofrojnë myslimanëve ushqim me çmim të arsyeshëm.” Një lajm kaq i pavërtetë besohet nga shumë përdorues: Sharje dhe kritika kundër Angela Merkelit. Qëllimi i kësaj fushate që të theksojë se qeveria dhe Merkeli ndjekin një politikë tejet zemërgjerë ndaj refugjatëve, rikonfirmohet në këtë faqe internet: dezinformimi ka sukses. Por një rregull të tillë nuk ka pasur kurrë ndonjëherë në Gjermani.