Site icon PORTALB

Obama në vizitë të shkurtuar në Spanjë për shkak të vrasjeve në Dallas

Barack Obama

Barack Obama

Presidenti amerikan, Barack Obama mbërriti dje në mbrëmje vonë në Spanjë në kuadër të një vizite të shkurtuar për shkak të ngjarjeve në Dallas.
Obama u prit në Madrid nga mbreti i Spanjës, Felipe VI.

Pas takimit të sotëm me Felipe VI në rezidencën mbretërore, Obama pritet të takojë edhe kryeministrin, Mariano Rajoy.

Ai do të vizitojë edhe bazën ushtarake ”Rota” në Cadiz, në jug të Spanjës.

Vizita e Obamës ishte planifikuar për dyditore, por për shkak të ngjarjeve të fundit në SHBA ai është detyruar ta reduktojë atë në një ditë, transmeton lajmi.net.

Exit mobile version