Site icon PORTALB

Shqipëri, gjyqtarët që ikin me dëshirë, marrin pension të parakohshëm

Projektligji i ri i “rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve” do t’u japë mundësi funksionarëve aktualë të Drejtësisë, që në rast se duan t’i “shpëtojnë” vetingut, atëherë të japin dorëheqjen, transmeton Opinion.

Në nenin 48 të projektligjit të ri thuhet se prokurorët dhe gjyqtarët që pranojnë të largohen vullnetarisht, ndaj tyre ndërpritet procesi i vetingut, madje do të përfitojnë dhe trajtim të posaçëm, duke i nxjerrë në pension të parakohshëm.

Exit mobile version