Site icon PORTALB

Bezak: Sanksionet e BE-së sinjal negativ për Maqedoninë

Martin Bezak

Kriza po zgjat një kohë të gjatë. Pajtohem me tezën se bëhet fjalë për spiralen e krizave dhe çdo e ardhshme është edhe më e thellë se e mëparshmja. Kësaj duhet t’i jepet fund pasi ka pasoja negative për shtetin dhe për jetën e qytetarëve, si dhe për procesin e integrimit të vendit tuaj në BE. Politikanët vijnë edhe shkojnë, por vendi dhe qytetarët mbesin, thotë në intervistën për MIA-­n Martin Bezak ambasador i Republikës së Sllovakisë e cila nga 1 korriku mori presidencën me Këshillin e BE-­së.

Sipas tij, disa pasoja negative nga kriza tashmë janë të dukshme dhe të pranishme.

“Sinjali i parë ishte se për vendin tuaj u diskuatua në Këshillin e BE­së për politikë të jashtme dhe kjo tashmë është sinjal pasi tema për zgjerimin e BE­së sipas rregullave diskutohet në Këshillin e BE­së për punë të përgjithshme, ndërsa në Këshillin e BE­së për politikë të jashtme debatohet për tema si konflikti në Lindjen e Afërt, programi bërthamor i Iranit, Afrika subsahara…Do të thotë, ky ishte sinjal i parë. Sinjal i dytë është afruar, dhe ajo është suspendimi i një pjese të mjeteve financiare nga fondi për ndihmë paraqasëse e ashtu quajtura fomdet IPA. Pa marrë parasysh nëse e quajmë suspenzim ose shkurtin ose sanksion, thelbi është se ky është një sinjal negativ. Sigurisht, kjo nuk është vlerësim. Unë tani nuk do të kisha dashur të spekulloj se çka do të ndodh më tej, cilat masa restriktive mund eventualisht të zbatohen, në çdo rast duhet filluar nga kjo pikë e vdekur dhe të zgjidhet kjo krizë pasi, do të përsërisë, ka ndikim negativ ndaj qytetarëve dhe vendit në perspektivën e vet evropiane”, thotë Bezak.

I pyetur nëse Sllovakia si kryesuese e re me BE­-në do të përfshihet më aktivisht në zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Bezak thotë se në atë proces do t’i mbështesin orvatjet dhe aktivitetet e Delegacionit të BE­së.

 

Exit mobile version