Site icon PORTALB

Arlind Ajeti firmos me Torinon, ja sa e ka rrogën

Arlind Ajeti

Arlind Ajeti është një lojtar Torino në Serie A. Mbrojtësi i Kombëtares kaloi me sukses kontrollet mjekësor edhe nënshkroi një marrëveshje 3-vjeçare me mundësi zgjatje dhe për 2 vjet tjetër.

Paga e mbrojtësit të Kombëtares do të jetë 500 mijë euro në sezon. Arlind Ajeti do të zëvendësojë Kamil Glik, i cili ishte edhe kapiteni në sezonet e fundit.

Shqiptari do t’i bashkohet Torino në fazën përgatitore që do të nisë më 14 korrik në Bormio, në Lombadi. Ajeti pak ditë më parë refuzoi Pescara, ndërsa kërkohej edhe nga skuadra të tjera brenda dhe jashtë Italisë.

Sezonin e kaluar Arlind Ajeti ishte pjesë e Frosinone në Serie A duke patur paraqitje të mira, madje duke shënuar edhe një gol. /TV KLAN

Exit mobile version