Site icon PORTALB

Qeveria shuan Këshillin për përgjegjësinë e gjykatësve

Ilustrim

Qeveria e shfuqizon Këshillin për vërtetimin e fakteve, trupi gjyqësor që u desh ta përcaktojë përgjegjësinë e gjyqtarëve sipas ankesave në lidhje me punën e tyre, njofton Alsat-M.

Sipas dokumentit dhe informacioneve të siguruara nga Alsat M, propozim vendimi është miratuar në seancën e djeshme të Qeverisë dhe me siguri së shpejti do të gjendet në Parlament.

Propozim-ligji ka gjashtë nene, ku parashihet se Këshilli do të shfuqizohet tre muaj pasi ligji të hyjë në fuqi dhe deri atëherë nuk do të pranojë lëndë të reja.

 

Exit mobile version