Gjithsej 2.090 të sëmurë nga gripi janë regjistruar në Maqedoni nga 20 deri 26 janar të këtij viti, që është për 21.9 përqind më shumë se në periudhën e njëjtë vitin e kaluar ku numri ka qenë 1.715, informojnë nga Instituti për shëndet publik.
Numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga gripi nga fillimi i sezonit 2013-2014 është 5.428. Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dy raste të vdekjes të infektuar me virusin e gripit.
Gjatë javës është regjistruar edhe një rast që ka përfunduar me vdekje, një i moshuar 82 vjeçar për të cilin nga Klinika infektive informojnë se ka qenë i infektuar me virusin AH3N2.
Për dallim nga viti i kaluar është rritur edhe numri i rasteve të paraqitura për 56.2 përqind.
Numër më të madh të të regjistruarve nga virusi shënohen në Kumanovë. Më shumë të sëmurë janë të moshës prej 15 deri 64 vjeç.