Site icon PORTALB

SHBA dhe Suedia mes shteteve me përfitimin më të madh nga inovacioni teknologjik

Prindi dhe fëmija

Prindi dhe fëmija

Inovacioni digjital dhe ekonomik ka sjellë dobi më të madhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Suedinë, Izraelin, Singaporin, Finlandën, Holandën dhe Zvicrën, theksohet në raportin e organizatorit të Forumit Ekonomik Botëror, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në Raportin Global mbi Teknologjinë e Informacionit bëhet e ditur se trendet tregojnë se individët, e jo ndërmarrjet dhe qeveritë nxisin revolucionin digjital.

Po ashtu theksohet se në masë të konsiderueshme përhapet hendeku në infrastrukturë mes vendeve të pasura dhe vendeve në zhvillim.

Ekonomistja e Forumit Margareta Drzeniek Hanouz vlerësoi se “qeveritë dhe ndërmarrjet nuk mbështeten mjaftueshëm në teknologjinë digjitale”.

Exit mobile version