Site icon PORTALB

VENDIMI: Ja mënyra si Leo Messi shmang burgun (VIDEO)

Messi

Gjykata në Barcelonë ka dënuar me 21 muaj burg Leo Messin dhe babain e tij Jorge për evazion fiskal, por futbollisti mund ta shmangë burgun.

Sipas sistemit spanjoll, afatet e burgimit nën dy vjet mund të shlyhen me një gjobë të majme ndërsa Messi pritet të paguajë plot 3.5 milionë euro, raporton ‘BBC’, shkruan Syri.net.

Futbollisti argjentinas së bashku me babain e tij janë shpallur fajtor për mashtrimin tatimor me vlerë 4.1 milionë euro për një periudhë që daton nga viti 2008-2009.

Unë isha i përqendruar vetëm rreth futbollit. Nuk kam qenë në dijeni për gjërat tjera që kanë ndodhur. Unë vetëm kam nënshkruar pa shikuar se çfarë ka në dokumente, pasi i kam besuar babait tim dhe kurrë nuk kam menduar se ai do të më tradhtojë mua”, shfajësohet Messi.

Exit mobile version