Ashtu sikurse yjet tjerë shqiptarë, edhe Shkodran Mustafi e ka uruar festën e Fiter Bajramit.Mbrojtësi i Gjermanisë, postoi nga Franca një foto duke uruar në katër gjuhë të ndryshme.
“Gëzuar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman”, shkroi Mustafi.
Mirëpo, ajo që tërheq vëmendjen në këtë foto është komenti tallës i një tifozi, përcjellë “Lajmi.net”.
“Shfrytëzoj rastin të falënderoj Simone Zazan për topin origjinal, i cili vetëm sa zbriti në terasën time”, ishte komenti i Ramtin Sohrabit, i cili u tall me penalltinë e Zazas në ndeshjen Gjermani-Itali.
Ky koment mori shumë pëlqime.