Site icon PORTALB

Ja si u fal namazi i Fitër Bajramit në Shqipëri (FOTO)

Është falur namazi i Fitër Bajramit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë dhe në të gjithë vendin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ashtu sikurse në shumë qytete të Shqipërisë edhe në Tiranë mijëra besimtarë i janë drejtuar bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të falur këtë namaz, pas përfundimit të muajt të shenjtë të Ramazanit.

Besimtarëve të shumtë iu janë bashkuar drejtues të shumtë të politikës dhe institucioneve fetare, ndërkohë një nga imamët e Mekës, Shejh Salih Bin Talib, ka qenë i pranishëm në faljen e namazit të Bajramit.

Imami  Shejh Salih Bin Talib, ka mbajtur edhe një ligjëratë të shkurtër për besimtarët e pranishëm ku  mesazhet kryesore të tij ishin për bashkimin dhe unitetin. Ai ka theksuar në fjalën e tij se feja Islame është një fe paqes dhe jo e dhunës dhe terrorizmit.

Ndërkohë hutben e rastit e mbajti Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Pas namazit të Fitër Bajramit besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin dhe më pas janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre për të përhapur bujarinë dhe paqen e transmetuar në këtë tubim madhështorë.

Exit mobile version