Site icon PORTALB

Sulmi pranë xhamisë së profetit Muhamed në Medinë, 2 policë të vdekur (VIDEO)

Sulm ne Medine

Sulm ne Medine

Dy anëtarë të forcave saudite të sigurisë janë vrarë këtë të hënë, pas një sulmi kamikaz me bombë, që ndodhi në Medinë (Arabinë Saudite), pranë xhamisë së profetit Muhamed, që konsiderohet si një nga vendet më të shenjta të për besimtarët muslimanë, raporton televizioni shtetëror Al-Arabiya.

Sulmi ndodhi në afërsi të xhamisë së profetit gjatë lutjeve, në kohën kur myslimanët kanë thyer agjërimin gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit

.

Dy milionë vizitorë deri më tani kanë arritur në Medinë gjatë Ramazanit, për të përfunduar leximin e Kur’anit.

Dy shpërthime të tjera kamikaze me bombë ndodhën në qytetin lindor të Qatif të hënën në mbrëmje, pas një sulmi të dështuar një ditë më parë në Jeddah.

Raportohet se nga ky sulm, nuk ka viktima.

Exit mobile version