Në Gazë mirëpritet me entuziazëm delegacioni që do të shpërndajë produktet e dërguara për personat në nevojë me anijen “Lady Leyla” pas marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).
Delegacioni nën drejtimin e kryetarit të Gjysmë Hënës së Kuqe Turke Kerem Kınık ka hyrë në Gaza nga pika kufitare Erez, nga ku do të kryejnë edhe shpërndarjen dhe koordinimin e një pjese të ndihmave që do të hyjnë sot në Gazë.
Delegacioni këtu krahas zyrtarëve palestinezë është pritur me entuziazëm edhe nga qytetarët, ku gjithashtu edhe fëmijët e jetimores El-Emel i kanë pritur me lule dhe flamuj turq dhe palestinezë në duar.
Kınık dhe personat e tjerë fillimisht janë interesuar për një kohë me fëmijët dhe kanë marrë falënderime nga zyrtarët palestinezë për ndihmat.
Delegacioni i cili është akomoduar në hotelin ku do të qëndrojnë, pas mbërritjes së mauneve me ndihma do të kryejnë shpërndarjen e parë në Qendrën Logjistike të Gjysmëhënës Palestineze.