Site icon PORTALB

Policia turke konfiskoi gurë smaraldi me vlerë prej një milion dollarë

Policia turke ka privuar nga liria një shtetas të Azerbajxhanit dhe konfiskoi gurë smarald, të cilat i dyshuari tentoi të kontrabandojë në aeroportin e Stambollit, ndërsa bëhet fjalë për bizhuteri në vlerë të përgjithshme prej afër një milion dollarë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në bazë të informacioneve, pjesëtarët e policisë së Stambollit, konkretisht Departamentit për trafikim disa ditë kanë ndjekur lëvizjet e personit me inicialet Y.D me origjinë nga Azerbajxhani. I dyshuari është arrestuar në aeroportin e Stambollit “Sabiha Gokcen” ku reparti i ngarkesave mori një dërgesë e cila i mbërriti me avion nga Dubai.

Në valixhen në kuti çaji janë gjetur 5.5 kilogramë gurë të papërpunuar smaraldi, me vlerë të përgjithshme të tregut prej afër një milion dollarë.

Hetimi vërtetoi se gurët ishin planifikuar të përpunoheshin dhe shiteshin në Kapali Çarshi të Stambollit, ndërsa pas përpunimit vlera e tregut të gurëve të konfiskuar do të arrinte edhe afër tre milionë dollarë.

Paralelisht me këtë, policia e Stambollit konfiskoi rreth 20.000 bateri për telefona celularë në një depo të cilët përmes rrugës ilegale janë importuar në Turqi.

Bëhet fjalë për bateri të brendeve të ndryshme të celularëve dhe me vlerë të përgjithshme prej 400.000 lirave turke (135.500 dollarë).

Exit mobile version