Site icon PORTALB

Rritet numri i stundetëve të regjistruar

Studentët në Kirili dhe Metodi

Në vitin akademik 2015/2016 regjistruar gjithsej 59,865 studentë që shënon një rritje prej 0,9 përqind në krahasim me vitin e kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë. Numri i studentëve të regjistruar ­ femrat përbëjnë 32,837 ose 54.9 përqind.

Shumica e studentëve, 86,8 përqind janë regjistruar në institucionet e arsimit të lartë të shtetit, ndërsa 12,8 përqind janë regjistruar në institucionet private të arsimit të lartë.

Në vitin e parë të studimeve në vitin akademik 2015/2016, janë regjistruar 17.952 studentë, ose 30 përqind të numrit të përgjithshëm. Në këtë numër përfshihen edhe studentët të cilët janë për herë të dytë, të tretë ose më shumë herë e regjistrojnë vitin e parë.

Exit mobile version