Site icon PORTALB

LSDM: Sanksionet në dëm të qytetarëve

Selia e LSDM-së

Selia e LSDM-së

Nga LSDM prapë kanë reaguar pas vendimit të Komisionit Europian, e cila suspendoi ndihmën financiare për Maqedoninë nga 27 milion euro, transmeton Portalb.

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së për këtë rast është se nuk bëhet fjalë për sanksione por për zvogëlim të mjeteve financiare. Ndërkaq nga LSDM thonë se në shumë raste kanë paralajmëruar se IPA fondet nuk po shfrytëzohen në mënyrë adekuate.

“Për shkak të politikave kriminale të pushtetit, shkeljet e Marrëveshjes së Përzhinos, nga VMRO-DPMNE, po ballafaqohemi me kësi lloj masash. Për fat të keq kjo shkon në dëm të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Exit mobile version