Site icon PORTALB

Gjendet i vdekur tetovari i cili kishte humbur para 5 ditëve

Muharrem Jusufi

Gjendet tetovari Muharem Jusufi 29 vjeç, pa shenja jete në Kodrën e Diellit në Tetovë, i cili u raportua dje si i humbur, raporton TetovaSot.

Familjarët e lajmëruan rastin në portalin TetovaSot se Muharem Jusufi kishte humbur apo larguar nga shtëpia para 5 ditëve dhe se nuk dihej në çfarë drejtimi ishte larguar.

Mbrëmë në orët e vona nga familjarët jemi njoftuar se trupi i pajetë i Muharem Jusufit është gjetur në Kodrën e Diellit në Tetovë.

Exit mobile version