Site icon PORTALB

Protestë para Kryekonsullatës egjiptiane në New York

Protesta- New York

Në New York të SHBA-së është mbajtur një protestë para Kryekonsullatës egjiptiane nga një grup mbështetësish të Muhammed Mursi-t, presidentit të parë të zgjedhur me votë në vend ndaj të cilit është dhënë dënim me vdekje dhe i cili është larguar nga detyra e tij me gusht shteti, raporton Anadolu Agency (AA).

Në 3 vjetorin e grushtit të shtetit në Egjipt, amerikanët me origjinë egjiptiane që jetojnë në New York në mbështetje të Mursi-t, presidentit të parë të zgjedhur me votë të lirë në Egjipt janë mbledhur për të protestuar kundër këtij vendimi para kryekonsullatës egjiptiane.

Pjesëmarrësit të cilët kanë protestuar kundër dënimit me vdekje të vendosur nga Gjykata Penale e Kajros nën masa të rrepta sigurie kanë bërë deklarata së dënojnë regjimin e Sisit dhe grushtin e shtetit në Egjipt.

 

Exit mobile version