Gjermania kalon në gjysmëfinale

Gjermania është kualifikuar në gjysmëfinale të ‘Euro 2016’, pasi e eliminoi Italinë pas ekzekutimit të penaltive.

Penalltit vendosën fituesin pasi 120 minuta lojë nuk mjaftuan që të përcaktojnë fituesin e përballjes Gjermani-Itali.

Ishte Gjermania që kaloi e para në epërsi përmes mesfushorit, Mesut Ozil, i cili shënoi në minutën e 65.

Por, italianët e kundërpërgjigjën përmes mbrojtësit Leonardo Bonucci, i cili barazoi shifrat nga pika e bardhë në minutën e 77.

Pas ekzekutimit të penaltive, më të saktë u treguan lojtarët e Gjermanisë, të cilët kualifikohen në gjysmëfinale, ku do të luajnë kundër fituesit të duelit ndërmjet Francës dhe Islandës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button