Site icon PORTALB

Lamtumirë Pescara, Memushaj te klubi i njohur nga Serie A

Ledian Memushaj

Ledian Memushaj

Ledian Memushaj pritet të transferohet te Bologna. Qëndrimi i Ledian Memushajt te Pescara nuk është më aq i sigurt.

Ndonëse mesfushori mban shiritin e kapitenit te klubi që sapo është ngjitur në Serinë A, insistimi i Bolognas dhe një koincidencë e çuditshme me klauzolën e largimit që ka në kontratë, kanë vënë në dyshim vazhdimësinë e tij te Pescara.

Bolonja ka shfaqur interes të hapur për futbollistin e përfaqësueses shqiptare i cili shkëlqeu në Euro 2016. Gjatë ditëve të fundit, është diskutuar gjatë dëshira e këtij klubi për t’i bërë një ofertë prej 4 milionë eurosh Pescarës.

Çuditërisht, është zbuluar se pikërisht kjo shumë është klauzola e largimit që është vendosur në kontratën e Memushajt kur firmosi me Pescarën para dy vitesh, përcjell “Panorama Sport”.

Kjo ka bërë që në mediat italiane të spekulohet se mos vetë mesfushori shqiptar ka kërkuar largimin nga klubi i tij dhe ka nxitur Bolognan që të bëjë një ofertë të barabartë me klauzolën e kontratës së tij, për të bindur Pescarën që ta lërë të largohet.

Tashmë drejtuesit e këtij klubi duken të pavendosur rreth lejimit të transferimit të Memushajt, apo rinovimit dhe përmirësimit të kushteve financiare të kontratës me të.

Exit mobile version