ELKOS GROUP dhe ETC me pronar Ramiz Kelmendin sot janë duke gëzuar shumë familje nevojtare me rastin e Festës së Fiter Bajramit.
Në të gjithë Kosovën janë duke u shpërndarë mbi 1100 pako me produkte ushqimore , buxhet ky prej 10 mijë euro i ndarë për të ju dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës që sado pak të plotësohet sofra e tyre festive.
ELKOS Group falënderon Bashkësitë Islame dhe Organizatat Joqeveritare për përpilimin e listave të familjeve nevojtare dhe ndihmën në organizimin e shpërndarjes.
Donacionet e ELKOS Group dhe ETC tashmë e sa vite janë shndërruar në traditë të kësaj kompanie të cilët çdo festë gëzojnë zemrat e shumë qytetarëve, transmeton Koha.net