Policia sot në mëngjes ka gjetur 73 migrantë gjatë kontrollit të automjetit në rrugën lokale prej fshatit Reçicë deri në fshatin Vaksincë. Siç theksohet në kumtesën e MPB-së, sot në mëngjes rreth orës 6:00 nga ana e policëve nga stacioni policor “Belanovce”, në rrugën lokale prej f. Reçicë-f.Vaksincë gjatë kontrollit të automjetit të ngarkuar “Volvo” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.D. (35) nga Velesi, janë gjetur 73 migrantë.
Migrantët janë nga Afgansitani, Siria, Pakistani dhe Bangladeshi, ndërsa M.D. i ka transportuar për një shumë të caktuar të parave. Shoferi i automjetit është arrestuar dhe me të zhvillohen bisedime.
Është njoftuar edhe prokurori publik për procedurë të mëtejshme. Punohet për ndriçimin e tërësishëm të rastit, kumtoi policia.