Site icon PORTALB

E pazakontë, si i fshehu trafikanti 24 milionë $ në kova plastike

Dollarë dhe pranga

Policia në Florida ka zbuluar një shumë prej 24 milionë dollarë të fshehura në kova plastike, të cilat më pas ishin murosur.

Paratë ishin fshehur në shtëpinë e një të dyshuari si trafikant marijuane. Kjo është shuma më e madhe e parave të sekuestruara në histori.

Luis Hernandez-Gonzalez, 44 vjeç, u arrestua me disa akuza për trafik droge si dhe për armë zjarri. Gjithashtu u arrestua dhe motra e tij, Salma Hernandez, 32 vjeçe.

44-vjeçari i cili ka një dyqan, ishte përfshirë në trafikuan e marijuanë në Tennessee bashkë me dy persona të tjerë.

Ai ishte nën hetim që prej vitit 2010. Në dyqanin e tij ai ofronte ekspertizë për kopshte të brendshme, përfshirë ndriçim dhe ajrosje.

44-vjeçari ka pranuar se ka ndihmuar klientët që të kultivonin drogë.

Exit mobile version