Site icon PORTALB

Sot mbahet protestë për ta përkrahur “Plenumin Studentor”

Ilustrim

“Stop për brutalitetin policor! Përgjegjësi për dhunuesit! Mbështetje për studentët!”, me këto fjalë, “Plenumi Studentor”, “Revolucioni Laraman” dhe Lëvizja Qytetare “Protestoj”, u bëjnë thirrje qytetarëve që sonte në ora 19:00 të mblidhen përpara selisë së Parlamentit Studentor të Universitetet “Shën Kirili dhe Metodi” (PSUKM), për t’u dhënë përkrahje studentëve që i kontestojnë zgjedhjet studentore të parlamentit.

“Mbrëmë ishim dëshmitar të fiaskos së Parlamentit Studentor të UKM-së, i cili mbajti zgjedhje studentore në mënyrë të paligjshme, morën pjesë persona që nuk ishin studentë, gjatë procesit nuk kishte vulë dhe nuk kishte lista zgjedhore”, thuhet mes tjerash në thirrjen e organizatorëve.

Nga Plenumi Studentor kërkojnë që:

1 – MPB menjëherë t’i dorëzojë raportet në të cilën do të tregohet se pse u drejtuan njësiti special drejt bllokadës së qetë të studentëve që kanë qenë përpara Parlamentit Studentor.

2 – Të shfuqizohen zgjedhjet për kryetar të PSUKM-së nga ana e Komisionit Zgjedhor të PSUKM-së ose ish kryetarit të saj, Kiril Spirovski.

3 – Sqarim nga Senati i Universiteti, Rektorati, rektori dhe prorektorët, që ashpër duhet t’i dënojnë ngjarjet e mbrëmshme.

4 – Të mos pranohet përfaqësuesit e PSUKM-së në trupat udhëheqës të UKM-së nga ana e universitetit në fjalë.

Në të kundërtën, Plenumi Studentor, paralajmëron bojkot radikal në fillim të vitit të ri akademik dhe nuk do t’i pranojë vendimet e trupave të Universitetit.

Exit mobile version