“Ndeshja e parë e Kosovës do të jetë me 6 tetor me Kroacinë. UEFA i ka dërguar Kosovës një letër me ndërhyrjet që duhet të bëhen në stadiumin në Prishtinë. Qeveria e Kosovës e ka miratuar buxhetin që Ministrisë së Kulturës i duhet për ta rinovuar stadiumin, dhe nëse këta dy muaj arrihet të kryhet puna ndeshja mund të luhet në Kosovë”, ka deklaruar Shala në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova.
Puna në Stadiumin e Prishtinës ka thënë Shala, do të bëhet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, 75% qeveria dhe 25% komuna.