Site icon PORTALB

Nga Franca në vitin 2015 janë dëbuar 19 shtetas të Maqedonisë

Francë, Paris

Në vitin 2015 nga Franca janë dëbuar gjithsej 10.471 veta prej tyre vetëm 19 janë shtetas të Maqedonisë, lajmëron korrespodenti i MIA-s nga Parisi.

Vitin e njëjtë në Shqipëri janë kthyer 1.934 shtetas të Shqipërisë, në Kosovë janë kthyer 266 qytetarë, në Serbi 127, ndërsa në Bullgari 285 veta.

Këto shifra i publikoi gazeta “Parizien”, e cila arriti në statistikat e policisë kufitare franceze.

Nga vendet të cilat janë anëtare në BE, më së shumti janë dëbuar qytetarët e Rumanisë me 2.422 veta.

Exit mobile version