Çmimi i energjisë elektrike zvogëlohet për 0.25%. Çmimi përfundimtar do të jetë 4.9777 denarë për 1 kilovat orë, por dallon në varësi prej grupeve të tarifuara. Këtë vendim KRE-ja e miratoi pasi e shqyrtoi kërkesën, që me ligj patjetër e kanë ta dorëzojnë ELEM, EVN dhe MEPSO.
“Ne në komision jemi shumë të kënaqur nga ajo se si e kemi parashikuar vitin e kaluar, gjatë krijimit të të ardhurave bazë për vitet 2015, 2016 dhe 2017”, deklaroi Dimitar Petrov, kryetar i KRE-së, transmeton Alsat M.
Çmimi i ri i energjisë elektrike do të hyjë në fuqi nga e premtja dhe do të paguhet me faturat që do të vijnë në muajin gusht. Ky çmim do të vlejë deri në qershor të vitit të ardhshëm.