Site icon PORTALB

Dimovski: Bojkoti i Kuvendit traditë e LSDM-së

VMRO-DPMNE

Ilija Dimovski, kryetar i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së ka akuzuar deputetët e LSDM-së për mospjesëmarrje në punën e Kuvendit të Maqedonisë, raporton Portalb.

“Kanë vendosur interesin partiak para atij qytetar dhe nuk do t’i përfaqësojnë interesat e qytetarëve këtu- në Kuvend. Pikërisht instituti i pyetjeve të deputetëve janë mundësi që e jep rregullorja për punë në këtë Kuvend, me të cilën deputetët kanë mundësi ta pyesin Qeverinë ose funksionarët kompetent”, tha Dimovski.

Sipas Dimovskit mungesa LSDM-së në parlament tanimë është bërë traditë. Ky bojkot nuk është për herë të parë.

“Është e qartë gjendja. Shihet se ekzistojnë dy qasje dhe koncepte të ndryshme të funksionimit, si në Kuvend ashtu edhe jashtë Kuvendit”, përfundoi Dimovski./Portalb

 

Exit mobile version