Site icon PORTALB

Ushtarët izraelitë vrasin një grua palestineze në Bregun Perëndimor

Izrael

Izrael

Ushtarët izraelitë kanë vrarë një grua palestineze në Bregun Perëndimor i cili gjendet nën pushtim, me pretendimin se ”ka kryer sulm me makinën e saj”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklarate me shkrim nga ushtria izraelite, pretendohet se gruaja palestineze në fjalë ka plagosur lehtë dy kolonë hebre me makinën e saj në Kirjat Arba në jug të Bregut Perëndimor.

Në deklaratën në të cilën thuhet se të plagosurit janë dërguar në spital më tej theksohet se gruaja palestineze është vrarë nga ushtarët në vendngjarje.

Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor ndodhen nën pushtimin izraelit prej vitit 1967. Në Bregun Perëndimor jetojnë rreth gjysmë milioni kolonë, ndërsa në Jerusalemin Lindor jetojnë rreth 100 mijë të tillë. Opinioni ndërkombëtar e pranon që kolonët hebrenj ndodhen pa të drejtë në tokat palestineze të cilat janë të pushtuara.

Exit mobile version