Miley Cyrus ka mohuar thëniet fyese për Beyonce të marra nga një intervistë të fundit të publikuar online. Këngëtarja 21 vjeçare Miley Cyrus del me një paralajmërim: Ju mund të shkaktoni dramë sa të doni, por jo mes meje & Beyonce!
Në një nga postimet në Twitter, 21-vjeçarja, këngëtarja e “Wrecking Ball”, ka shkruar: Ato thënie që ju njerëz shpikët për Beyonce , më japin rastin të ngre zërin kundër autorëve që merren me mashtrime . Ky do të ishte një reagim mjaft i përshtatshëm. Në raportet “E vërtetë apo Gënjeshtër”, Miley është cituar në mënyrë të gabuar të ketë thënë se 32-vjeçarja do të luftojë për të balancuar suksesin në lidhje me vajzën e saj Blue Ivy.
Thëniet – të cilat besohet të jenë të fabrikuara tërësisht – lënë të kuptohet se Miley mendon se Beyonce është duke u bërë e parëndësishme. Miley njihet për sjelljen e saj të diskutueshme, por fansat e saj menjëherë vunë në dyshim besueshmërinë e thënieve të botuara.