Site icon PORTALB

BE: Liderët përkushtohen për unitet pas Brexit-it

Angela Merkel

Liderët e Bashkimit Evropian thonë se janë të vendosur për të qëndruar unikë në numrin 27, pas largimit të Britanisë, njofton REL.

Pas samitit të sotëm në Bruksel, pa praninë e kryeministrit britanik, David Cameron, liderët i kanë tërhequr vërejtjen Londrës se nëse dëshiron të vazhdoj në tregun e përbashkët evropian, atëherë duhet t’i pranoj shtetasit e BE-së që vazhdojnë të udhëtojnë për në Britani.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se liderët e BE-së nuk dëshirojnë t’i fillojnë ndryshimet në marrëveshjet e bllokut, derisa synojnë t’i sigurojnë ato për të ardhmen.

Ajo ka theksuar se Evropa ballafaqohet me “situatë tejet serioze”, pas Brexit-it, por është shprehur se “mendojmë se ne të 27-tët mund të merremi me këtë situatë”.

Exit mobile version