Rezultatet e sotme nga aparatet matëse tregojnë se ndotja e ajrit në qytetet e Maqedonisë tregojnë se grimcat PM10 përfundimisht pas një periudhë të gjatë kanë rënë në normalen.
Ndotja e ajrit në Shkup, Kërçovë, Tetovë dhe Manastir është kryesisht me indeks të ulët apo të mesëm.
Kushtet meteorologjike nuk kanë ndikuar në uljen e indeksit, përveç të reshurave të shiut javën që shkoi.
Një nga arsyet është zvogëlimi i lëvizjeve të automjeteve për shkak të festave.