Site icon PORTALB

Yildirim: Pas marrëveshjes Turqi-Izrael palestinezët do të marrin frymë

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Yıldırım

Kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë dhe kryeministri turk Binali Yildirim tha se “me dakordësimin e arritur mes Turqisë dhe Izraelit tashmë vëllezërit tanë palestinezë do të marrin frymë, do të përfundojnë vuajtjet në Gaza”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në një fjalim në Grupin Parlamentar të AK Partisë ka vënë në dukje se ndodhen në ditën e 22-të të detyrës në qeverinë e 65-të dhe se që nga 22 maji kanë kaluar shumë ditë të ngjeshura me punë dhe se janë duke vazhduar me shpejtësi punimet.

“Kemi kryer hapjen dhe hedhjen e themeleve të shumë veprave, e kemi shprehur se ‘puna jonë është shërbim, forca jonë populli‘ kemi bërë atë që është e nevojshme dhe ato që kemi premtuar duke patur gjithmonë edhe mbështetjen e popullit tonë”, tha kryeministri Yildirim.

– “Dakordësimi nuk ka qenë i lehtë”

Pasi ka deklaruar se me Izraelin kanë hyrë në procesin e normalizimit pas dakordësimit të arritur mes dy vendeve për marrëdhëniet diplomatike të cilat u ndërprenë që nga nga ngjarja e Mavi Marmara, kryeministri turk tha: “Përkujtoj edhe njëherë, mëshira qoftë mbi ata qytetarë, martirët tanë që humbën jetën si rezultat i bastisjes së ushtarëve izrelitë ndaj anijes Mavi Marmara e cila transportonte ndihma humanitare në Gaza në maj të vitit 2010”, tha ai.

Sipas tij, ky dakordësim nuk ka qenë i lehtë sepse Turqia kishte tre kushte të rëndësishme.

“Kërkim-falja, dëmshpërblimi dhe lehtësimi i dërgimit të ndihmave në Gaza nën kontrollin e Turqisë. Në vitin 2013 Izraeli kërkoi zyrtarisht falje, ndërsa dy kushtet e tjera u plotësuan në bisedimet e djeshme ku dhe sot u nënshkruan. Fillimisht është pranuar kërkesa për dëmshpërblimin e martirëve të Mavi Marmara. Me dakordësimin e arritur mes Turqisë dhe Izraelit tashmë vëllezërit tanë palestinezë do të marrin frymë, do të përfundojnë vuajtjet në Gaza. Në këtë kontekst, fruti i parë i pajtimit si rezultat i bisedimeve është anija me ndihma humanitare që do të dërgojmë këtë të premte”, tha Yildirim.

Ai thekson se me këtë anije e cila do të niset nga qyteti Mersin do të dërgohen mbi 10 ton ndihma humanitare në Gaza.

“Gjithashtu do të mundësohet edhe përfundimi me shpetjtësi i spitalit me 200 shtretër, Spitali i Miqësisë Tuqi-Palestinë si dhe do të përfundohen projektet e ndërtesave që nisura nga TOKI, ku në këtë mënyrë do të plotësojmë edhe nevojat e disa vëllezërve tanë që u janë shembur shtëpitë. Gjithashtu me këtë marrëveshje do të përshpejtojmë edhe ngritjen e zonës industriale në rajonin Cenin. Me këtë marrëveshje kemi hapur edhe rrugën për të zgjidhur së bashku problemet themelore të ujit dhe të energjisë elektrike. Në përmbledhje, me këtë marrëveshje mes dy vendeve, do të eliminohen në mënyrë të konsiderueshme problemet e vëllezërve tanë palestinezë si dhe do të përmirësohen kushtet e jetesës së tyre”, u shpreh në fjalën e tij kryeministri Yildirim.

Ai ka vënë në dukje se “gjatë gjithë bisedimeve në lidhje me dakordësimin kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me vëllezërit tanë palestinezë, duke shkëmbyer me to proceset”.

“Ne jemi të kënaqur për arritjen në një pikë të kësaj natyre. Është ndaluar rrjedhja e një plage të gjakosur, dhe është arritur një zgjidhje e një problemi. Turqia ashtu si edhe në të shkuarën do të vazhdojë që qëndrojnë në anën e kauzës së drejtë të popullit palestinez. Në 14 vitet tona në pushtet ne e kemi shprehur në çdo fjalë tonën dhe e kemi vërtetuar”, tha Yildirim.

Ndërsa pasi ka vënë në dukje se ata që merren me zhvillimin e marrëdënieve të vendit dhe ndërkombëtare “kanë si detyrë që ngjarjet e jashtëzakoshme ti kthejnë në të zakonshme” kryeministri turk tha se “Pra, kriza është përjashtim, normalizimi është thelbësor. Ashtu edhe si në marrëveshjen e arritur me Izraelin edhe hapat e ndërsjellë të hedhur në kohët e fundit me Federatën Ruse janë tjetër shenjë e vendosmërisë sonë për normalizimin”.

Exit mobile version