Site icon PORTALB

Haradinaj kërkon memorial për shqiptarët e Betejës së Kosovës

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që shqiptarëve të Betejes së Kosovës tu ndërtohet një memorial. Ai  në një komunikatë për media thotë se shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdin e kësaj Beteje.

“Ushtritë shqiptare të kohës, kanë qenë pjesë e një koalicioni të përbashkët të popujve të Ballkanit, në mbrojtjen e Kosovës dhe të civilizimit perëndimor, dhe shumë prej tyre kanë rënë në fushën e Betejës së Kosovës. Shqiptarët kanë hise në historinë dhe në lavdinë e kësaj Beteje. Në nderim dhe në përkujtim të këtyre ushtrive dhe luftëtarëve të rënë në këtë Betejë, propozoi ngritjen e një memoriali në hapësirat ku është zhvilluar ajo”, thuhet në njoftimin e AAK-së, transmeton Zeri.

AAK kërkon  nga institucionet e Republikës së Kosovës, që ta jetësojnë këtë projekt.

Exit mobile version