Site icon PORTALB

Merkel: Me të gjitha forcat do të luftoj kundër ndarjes së mëtejshme të BE-së

Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot se “me të gjitha forcat” do të luftojë për të parandaluar ndarjen e mëtejshme të Bashkimit Evropian (BE), pas vendimit të Britanisë së Madhe që të braktisë Unionin, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e Parlamentit Evropian, para takimit me liderët e BE-së, Merkel deklaroi se pret që Britania e Madhe dëshiron të mbajë “marrëdhëniet e afërta” me BE-në kur ta braktisë, porse Londra nuk mund të pret qasje në punë siç ka qenë më herët.

“Kush dëshiron të braktisë këtë familje nuk mund të pret që të mbajë privilegjet, ndërsa të mos ketë detyrime”, tha Merkel.

Kancelarja gjermane përsëriti se nuk mund të fillojnë negociatat me Britaninë për dalje nga BE-ja derisa Londra formalisht nuk fillon procedurën.

Shefi i Komisionit Evropian Jean Claude Junker apeloi sot Britaninë e Madhe që sa më parë “të sqarojë pozicionin e saj” lidhur me Brexit. Junker para Parlamentit Evropian tha se Britania e Madhe mbetet mike e Bashkimit Evropian, porse “doemos duhet të prononcohet për të evituar pasigurinë”.

Në projekt-rezolutën jodetyruese të PE-së theksohet se procesi i daljes së Britanisë së Madhe nga blloku 28 anëtarësh duhet të fillojë qëkur kryeministri i këtij vendi David Cameron sot lajmëron liderët evropianë për epilogun e referendumit të mbajtur më 23 qershor.

Kryeministri britanik do të bisedojë për pasojat e Brexit-it dhe rrugën deri te samiti i BE-së në Bruksel. Pritet që krerët e BE-së të kërkojnë nga Cameron që sa më shpejtë zyrtarisht të kërkojë daljen nga Unioni.

Exit mobile version