Site icon PORTALB

Turqia nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen me Izraelin

Izrael-Turqi

Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit, u nënshkrua nga pala turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga burimet diplomatike, mësohet se nënsekretari i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Feridun Sinirlioglu në orën 10.00 ka nënshkruar marrëveshjen në ministri, pa praninë e mediave, marrëveshje kjo e cila u arrit pas negociatave mes dy shteteve.

Teksti i marrëveshjes i cili duhet të nënshkruhet veç e veç mes palëve, në emër të Izraelit do të nënshkruhet nga drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Dore Gold në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.

Kryeministri Binali Yildirim kishte njoftuar se pasi teksti i marrëveshjes do të nënshkruhet nga ana e nënsekretarit të Ministrisë së Jashtme të Turqisë Sinirlioglu dhe homologu i tij izraelit me të cilën do të filloj procesi, pas miratimit të marrëveshjes nga kabineti izraelit dhe Kuvendi i Madh Popullor Turk (TBMM), do të caktohen ambasadorë në mënyrë reciproke.

Exit mobile version