Grupi i deputetëve të LSDM-së konsideron se me tërheqjen dhe lëshimin e sërishëm të ligjit të ri për formim të Universitetit “Damjan Gruev”, i cili përfshin formim të tre fakulteteve më shumë sesa që parashikonte ligji paraprak, VMRODPMNE-ja ka pranuar se interpelanca për kryetaren e komisionit për arsim Ollga Najdenovska është e bazuar dhe se punon ilegalisht.
“Miratimi i këtillë klasik kontrabandist të një ligji për formim të universitetit me procedurë të shkurtuar është edhe një konfirmim i madh se për VMRO-DPMNE-në është më e rëndësishme t’i akomodojë ushtarët e saj partiak, ndërsa aspak nuk e ka të rëndësishme arsimin në Republikën e Maqedonisë”, theksoi në konferencën e sotme për shtyp koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së Goran Sugareski në Parlamentin e Maqedonisë.
Ai shtoi se, në këtë punë, siç tha, të paligjshme VMRO-DPMNE-ja ka shpenzuar shumë të holla të qytetarëve për seanca joefikase të komisionit për arsim. Grupi i deputetëve i LSDM-së para ca kohësh paralajmëroi se nuk do të merr pjesë në punën e parlamentit derisa Gjykata Kushtetuese nuk prononcohet për Prokurorinë Speciale Publike.