Site icon PORTALB

Komuna e Çairit dhe Komuna Skelleftea projekt për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Foto nga ngjarja

Dy vajzat nga Çairi i Shkupit, 22 vjeçarja Albesa Demjaha dhe 24 vjeçarja Sara Çuçuli, në bashkëpunim me mentorët e tyre nga Komuna e Çairit dhe Shoqata e Invalidëve “Shpresa” nga Shkupi në kuadër të Trajnimit “Qeverisja lokale bazuar në të drejtat e njeriut” organizuar nga ICLD (Qendra Suedeze Ndërkombëtare për Demokraci Lokale) arritën që të negociojnë dhe themelojnë partneritet bashkëpunimi ndërkombëtar në mes Komunës së Çairit nga Maqedonia dhe Komunës së Skelleftea nga Suedia.

Ashtu siç njofton Komuna e Çairit, projekti që do të zhvillohet në bashkëpunim me palën suedeze ka për qellim t’i eliminojë paragjykimet për njerëzit me aftësi të kufizuara dhe ta shtojë njohurinë dhe vetëdijesimin e popullit, duke shfrytëzuar teatrin si mjet estetik.

Exit mobile version