Site icon PORTALB

Seanca për zgjedhjen e rektorit të UKM-së (VIDEO)

Pas bllokadës treorëshe në Rektoratin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, përfaqësuesit e Plenumit Studentor në marrëveshje me rektorin, Velimir Stojkovskin, kanë vendosur të mbahet seanca e Senatit, megjithatë në atë të marrin pjesë edhe katër studentë, raporton Portalb.

Seanca, ka filluar ndërkaq njëra ndër pikat e rendit të ditës është zgjedhje e rektorit të UKM-së. Të pranishëm janë edhe dy kandidatët për rektor, të cilët erdhën në finale, Nenad Novkovski dhe Nikolla Jankullovski.

Pas një debati të shkurtër mes rektorit dhe Plenumit Studentor, studentët janë larguar nga seanca.

Përveç profesorëve – anëtarë të Senatit, të pranishëm janë edhe përfaqësuesit e Parlamentit Studentor për të cilët Plenumi Studentor thotë se u ka kaluar mandati.

Më parë, përpara Rektoratit është paraqitur edhe kryetari i Parlamentit Studentor i cili u mundësoi që një pjesë e senatorëve të hyjnë në Rektorat nëpërmjet hyrjes anësore.

Exit mobile version