Site icon PORTALB

Alarm për valë të re të refugjatëve në Maqedoni

Refugjatët në Idomeni

Maqedonia pritet të vërshohet nga një valë e re e emigrantëve. Këtë e alarmuan ditëve të fundit organet e sigurisë, por edhe presidenti Gjorgje Ivanov. Sipas tij, përveç pritjeve të numrit më të madh të emigrantëve, pritet edhe rritja e rrezikut për keqpërdorimin e kalimeve ilegale, që do të ndikojë në situatën e sigurisë, njofton TV 21.

“Të gjitha masat janë ndërmarrë, në dobi të madhe janë policët nga vendet-anëtare të BE-së dhe rajoni ballkanik. Të gjitha aktivitetet janë të sinkronizuara, menaxhmentin jo i krizës brenda ditës raportion për të gjitha përpjekjet për hyrje dhe dalje në rajonin ballkanik”, tha Ivanov.

Asociacioni Evropian për Demokraci Lokale që po monitoron komunat kufitare vlerëson se duhet të ndërmarren masa më të forta të sigurisë për të parandaluar kalimet ilegale.

Exit mobile version