Site icon PORTALB

Kirgistani goditet nga një tërmet

Ilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter ka goditur Kirgistanin, raporton Anadolu Agency (AA).

Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC) ka deklaruar se tërmeti ka ndodhur sot në orën 17:12 sipas kohës lokale, dhe se epiqendra e tërmetit u regjistrua 382 kilometra në jug të Bishkekut, kryeqytetit të Kirgistanit, 20 kilometra në thellësi të tokës.

Tërmeti është regjistruar në Bishkek dhe qytetet rreth tij, dhe sipas raporteve fillestare nga terreni nuk ka humbje në njerëz dhe dëme materiale.

Exit mobile version