Site icon PORTALB

Itali, pas arratisjes 20 vjeçare arrestohet një nga mafiozët më të kërkuar

Policia italiane, foto arkiv

Njëri nga mafiozët më të kërkuar italian Ernesto Fazzalari (46), njeriu i dytë grupit mafioz kalabrez ‘Ndrangheta, u arrestua të dielën pas 20 vitesh në arrati, bëjnë të ditur autoritetet italiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Koloneli i karabinierëve Lorenzo Falferi deklaroi se Fazzalari është arrestuar sot në fshatin Molochio, në rajonin jugor të Kalabrisë. Ai e përshkroi atë si të arratisurin më të rrezikshëm të organizatës mafioze famëkeqe ‘Ndrangheta, një nga grupet më të fuqishme kriminale në botë.

Autoritetet italiane shprehen se në momentin kur policia bastisi shtëpinë e tij, Fazzalari ishte në gjumë dhe nuk rezistoi gjatë arrestimit. Falfieri tha se Fazzalari akuzohet për dy vrasje, tentim vrasje, grabitje dhe krime të tjera dhe se është dënuar me burgim të përjetshëm.

Aktualisht mafiozi më i kërkuar në Itali është Matteo Messina Denaro, për të cilin besohet se është bërë kreu i ri i Cosa Nostras.

Exit mobile version