Site icon PORTALB

Suedi, zjarr në një shkollë të muslimanëve

Zjarr, foto arkiv

Në qytetin Vaxjö në jug të Suedisë, shpërtheu një zjarr në mesnatë në një shkollë private ku edukohen fëmijët muslimanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Televizioni Shtetëror i Suedisë (SVT), njoftoi se në një shkollë private ku edukohen fëmijët muslimanë ka shpërthyer një zjarr në mesnatë. Në njoftim gjithashtu theksohet se në lidhje me zjarrin policia ka provat të cilat tregojnë se është zjarrvënie e qëllimshme.

Gjithashtu u theksua se 25 zjarrëfikës kanë punuar në vendngjarje për ta shuar zjarrin, por zjarri është marrë nën kontroll pas 3 orëve.

Drejtori i shkollës, Ismail Abuhelal i cili dha një deklaratë për SVT, tha se “Sipas informacioneve tona, 2 të rinj i kanë vënë zjarr shkollës dhe janë larguar. Këtë do ta investigojë policia për të zbardhur ngjarjen. Nuk ka të vdekur, por ka dëme të madha materiale.”

Exit mobile version