Pas një përleshje me fjalë, në Kumanovë, një person me veturë “mercedes” ka goditur një grua dhe një burrë së bashku me fëmiun e tyre 4 vjeçar, transmeton Portalb.
Burri u dërgua në spitalin e Kumanovës, ndërkaq nëna dhe fëmiu me ndihmën e shpejtë u dërguan në Spitalin e Shkupit.
Rastin ka ndodhur ora 22 e 30 minuta në rrugën Boris Kidric- Kumanovë.
Rastin e ka lajmëruar një grua. Por, ajo në polici ka denoncuar se e kanë sulmuar tre persona dhe ia kanë dëmtuar veturën.
Policia ka konstatuar se kumanovari që ka drejtuar veturën me vëllain e tij dhe motrën- e cila denoncoi rastin, pas një polemike me kumanovarin tjetër, me qëllim ka goditur me veturë personin me gruan dhe fëmiun.
SPB Kumanovë po merr masa për zbardhjen e rastit.